Distria Krasniqi prek finalen e madhe të Evropianit

Distria Krasniqi prek finalen e madhe të Evropianit

Distria Krasniqi ka arritur në finale të Kampionatit Evropian për Senior që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Kampionja Olimpike në gjysëmfinale e ka mposhtur me Wazaari dhe Ippon xhudisten spanjollen, Ariane Toro Soler.

Krasniqi në finale takohet me garuesen italiane Odette Giuffrida, nënkampionën olimpike nga Rio 2016.

Rruga e kosovares deri në finale kishte disa pengesa të cilat u desh t’i kalojë. Ajo në çerekfinale zuri në mbajtje për 20 sekonda duke e  mposhtur me Ippon garuesen nikoqire, kroaten Ana Viktorija Puljiz.

Në xhiron e parë Krasniqi ka qenë e lirë, ndërsa në xhiron e dytë ajo ka mposhtur me Wazaari dhe Ippon, garuesen nga Ukraina Anna Borodina.

Share This