Distria Krasniqi mposhtet në gjysmëfinale

Distria Krasniqi mposhtet në gjysmëfinale

Është duke u zhvilluar Kampionati Evropian i Hapur në xhudo, që për herë të parë po organizohet në Kosovë.

Kampionia Olimpike, Distria Krasniqi, është mposhtur në gjysmëfinale dhe tani do të luftojë për medaljen e bronztë.

Ajo u mposht nga xhudistja, Timna Nelson-Levy.

Deri në gjysmëfinale ajo kaloi tre raunde, luftën e parë nuk kishte kundërshtar, ndërsa në të dytën mposhti xhudisten bullgare, Ilieva Ivelina.

Po ashtu në gjysmëfinale janë kualifikuar edhe Akil Gjakova dhe Nora Gjakova.

Derisa Dardan Cena u eliminua në çerekfinale dhe tani do të garojë në repesazh.

Share This