Distria Krasniqi e argjendtë në Baku
Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Distria u mund në finale nga japonezja, Kisumi Omori, duel ky i zhvilluar në kategorinë 52 kilogramë.
Ndërkohë, finalen e madhe të këtij turneu e ka siguruar edhe Nora Gjakova.