Disiplinori i FFK-së ndëshkon kurdisjen: Ulpiana dhe Vllaznia largohen nga Liga e Parë

Disiplinori i FFK-së ndëshkon kurdisjen: Ulpiana dhe Vllaznia largohen nga Liga e Parë

Komisioni Disiplinor dhe i Etikës në FFK-së ka marrë vendim për përjashtimin e KF Ulpiana nga Lipjani dhe KF Vllaznia nga Pozherani nga Liga e Parë e Kosovës në futboll.

Vendimi është marrë pasi është konstatuar kurdisja e ndeshjes së javës së 21-të ndërmjet këtyre dy skuadrave.

Paraprakisht, KE i FFK-së i ka dhënë mbështetje të plotë Komisioneve të saj që të veprojnë në plotni me aktet dhe rregulloret në fuqi lidhur me këtë rast, por edhe ndaj çdo rasti tjetër që e dëmton imazhin e futbollit kosovar.

Share This