“Disa ekipe italiane nuk ishin të pastra”, akuza të forta nga legjendat e United
Akuza të forta ndaj skuadrave italiane nga Gary Neville dhe Roy Keane, ish-lojtarë të Manchester United.
Gjatë aventurave të tyre në “Old Trafford”, ish-mbrojtësi dhe ish-kapiteni u përballën në shumë raste me kundërshtarë nga Serie A.
NEVILLE – “Unë mendoj se ka patur disa skuadra italiane ndaj të cilave kemi luajtur që nuk ishin të pastra, e kemi thënë një gjë të tillë që atëherë. Nuk mund të përmend emra. Por duke parë se çfarë ndodhi më pas në çiklizëm dhe me mjekët… Ne ishim në formë, por pas një ndeshjeje kundër një ekipi italian dola i shkatërruar nga fusha. Nuk dua të justifikohem, por e kuptova se diçka nuk shkonte”.
KEANE – “Kur përballesha me disa skuadra ndihesha i shkatërruar pas ndeshjes. Por kundër disa skuadrave italiane shihja fytyrat e lojtarëve të tyre dhe më dukej sikur nuk kishin luajtur fare… “.
Gjatë viteve kur Neville dhe Keane luanin me United, “Djajtë e Kuq” u përballen në shumë raste me Juventusin, Milanin, Interin, Lazion dhe Fiorentinën.