Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Ka diplomuar të premten gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës, ku punën do ta fillojnë 462 policë të rinj.

79 prej këtyre kadetëve janë nga komuniteti serb në Kosovë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Policia e Kosovës është një nga shtyllat kryesore të shtetit duke garantuar sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit tonë.

Në ceremoninë e diplomimit, Osmani është shprehur se “krenaria sot është jashtëzakonshme sepse atdheut tonë po i bashkohen edhe 462 gardianë që do t’i dalin zot atdheut tonë”.

Ajo ka thënë se Policia e Kosovës është mburoja e paqes dhe lirisë.

Osmani ka theksuar se policët janë shtylla e parë e rendit dhe garantuesja e lirisë së secilit qytetar pavarësisht etnisë.

Share This