Dinamo Zagreb – Ballkani, ky është rezultati i pjesës së parë
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes vendimtare të Ballkanit në Ligën e Konferencës kundër Dinamo Zagrebit në Kroaci.
Rezultati pas fraksionit të parë të lojës është i barabartë 0:0, në stadiumin “Maksimir” në Zagreb, shkruan lajmi.
45 minutat e para u karakterizuan kryesisht me lojë në mesfushë, me disa raste të mira shënimi dhe me një dominim të lehtë të Dinamo Zagrebit në posedim të topit.
Mesfushori i Ballkanit, Nazmi Gripshi pësoi një lëndim në minutën e 30-të dhe është detyruar ta lë fushën. Në vend të tij, ka hyrë mesfushori Ismajlgeci.
Portokallezinjve iu duhet patjetër fitorja ndaj Dinamo Zagrebit dhe të shpresoj në fitoren e Viktoria Plzen kundër Astanas, për të siguruar kualifikimin tutje në Ligën e Konferencës.
Të besuarit e trajnerit Ilir Daja kanë katër pikë në pozitën e fundit në Grupin C, po aq sa ka Astana një pozitë më lart. E para është Viktoria Plzen me 15 pikë, ndërkaq Dinamo ka gjashtë pikë në vendin e dytë.