Digjen 10 hektarë me pemishte dhe vreshta në Suharekë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një sipërfaqe prej 10 hektarëve janë djegur në Suharekë.
Policia ka theksuar se zjarri ka shpërthyer për shkaqe të panjohura, ku janë djegur pemishte, vreshta dhe pjesë djerrine.
Zjarrfikësit kanë dalë vendin e ngjarjes, derisa rasti po i nënshtrohet procedurave hetimore.
“Është raportuar se si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të panjohura është djegur një sipërfaqe prej rreth 10 hektarë (pemishte, vreshta dhe djerrinë). Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet përkatëse edhe nga zjarrfikësit, derisa rasti i nënshtrohet procedurave hetimore”, thuhet në njoftim.