“Dietë” me hamburger dhe Cola, Gallata pezullon Ndombele
Sipas të përditshmes turke “Photospor”, Tangui Ndombele është pezulluar nga trajneri i Gallatasarajit.
Mesfushori francez ka qenë nën “lupë” sa i përket peshës. Që nga momenti kur mbërriti në Stamboll ai peshonte 82 kilogramë dhe Okan Buruk i kishte kërkuar që të ndiqte një dietë, e cila do ta ndihmonte të zbriste në 75 kilogramë.
Francezi, i cili është 181 centimetra i gjatë, në këtë drejtim jo vetëm që nuk po rrespekton dietën, por edhe ka thyer urdhërin e teknikut. Ky i fundit mësohet se e ka gjetur lojtarin vetëm pak orë pas ndeshjes Gallata-Bajern duke konsumuar patate të skuqura, hamburger dhe Coca-Cola.
Kaq ka mjaftuar për të sosur durimin e teknikut, i cili u ka komunikuar drejtuesve të klubit masën e marrë.