Diego Godin flet si ish
Ka varur “këpucët në gozhdë” zyrtarisht vetëm disa ditë më parë, por Diego Godin nuk tërhiqet, praktikisht, të shohë futboll dhe të komentojë zhvillimet aktuale, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me ish-skuadrat e tij.
Në rastin në fjalë Atletiko Madrid skuadër në të cilën ka qenë lider dhe kapiten.
Kapiteni ka thënë për “El Partizazo de Cope” fjalën e tij në lidhje me çështjen Zhoao Feliks që, në mënyrë të habitshme, ka shprehur vullnetin e tij për të lënë “Kolkoneros”.
Për Godin egoja e Zhoao Feliks është një problem.
“Nëse djaloshi do të ikë apo klubi kërkon ta shesë është e qartë që nuk mund të përshtatet në kontekstin e familjes si ajo e Atletiko Madrid. Simeone ka provuar ta mbajë me forcë dhe të kujdeset për të, por grupi është mbi çdo ego personale”.
“Është një djalosh me shumë cilësi, por nuk është përshtatur kurrë me Çolon dhe në të tillë situatë as me grupin. Duke e ditur se si janë Koke apo Grizman, atëherë kanë provuar ta bëjnë më të matur dhe ta drejtojnë, por nuk ia kanë arritur. Egoja e Zhoao Feliks është mbi gjithçka që kërkon klubi, tifozët dhe trajneri”, ka thënë ish-mbrojtësi i Kolkoneros.
Atletiko Madrid sezonin e ri e nis të hënën, ndërsa do të presë në shtëpi Granadën.