Diaz, prioritet i gjigantit të La Ligës
Barcelona raportohet se është duke e vëzhguar sulmuesin e Liverpoolit, Luis Diaz.
Anësori kolumbian sipas medieve spanjolle, është objektiv primar i Barçës.
Megjithatë, thuhet se Liverpool nuk e ka në plane për ta shitur yllin e tyre.
Diaz me ‘The Reds’ ka kontratë deri në vitin 2027.
Mirëpo, siç raportohet, katalonasit pavarësisht se ndodhen në krizë financiare, do të provojnë që gjatë kësaj verë, ta blejnë Diaz-in, i cili konsiderohet një nga lojtarët kryesor tek Liverpooli.