Diar Vokrri “Ylli i Javës”

Diar Vokrri “Ylli i Javës”

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.

Ky çmim për javën e 19-të, të parën në stinorin pranveror, në elitën e futbollit tonë, i ka takuar futbollistit të KF Llapit, Diar Vokrrit.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Sunaj Keqi, Berat Berisha dhe Xhavit Mehmeti.

Ky komision vendosi për mbrojtësin llapjan, pasi ai gjatë gjithë ndeshjes Drita-Llapi pati paraqitje të shkëlqyeshme në fazën defanzive, derisa asistoi edhe në golin e fitores.

Pasi mori këtë çmim mbrojtësi llapjan për faqen zyrtare të FFK-së u shpreh i lumtur për vlerësimin dhe fitoren e skuadrës së tij në derbi.

“Është një ndjenjë shumë e mirë dhe jam shumë i lumtur për  çmimin ‘Ylli i Javës’. Është hera e parë që e fitoj këtë çmim dhe kjo më jep motiv shtesë për të punuar edhe më shumë në të ardhmen. Fitorja kundër Dritës na shtyn para drejt synimeve tona në këtë edicion, pasi e dimë që Llapi këtë edicion është pretendent për titull dhe shpresojmë që në fund ta festojmë. Falënderoj bashkëlojtarët dhe klubin, ngase pa mbështetjen e tyre nuk do të isha sot këtu”, ka theksuar Diar Vokrri.

Share This