Di Lorenzo motivon Napolin para finales së Superkupës: Trofe i rëndësishëm, të vazhdojmë rrugën e nisur që në sezonin e kaluar

Di Lorenzo motivon Napolin para finales së Superkupës: Trofe i rëndësishëm, të vazhdojmë rrugën e nisur që në sezonin e kaluar

Napoli do të përballet me Interin të hënën në mbrëmje, në sfidën e vlefshme për finalen e Superkupës së Italisë.

Para këtij takimi është shfaqur optimist para mediave kapiteni i kampionëve të Italisë, Giovanni Di Lorenzo.

“Është një trofe i rëndësishëm, ne jemi këtu për të vazhduar atë që bëmë sezonin e kaluar. Të qenit në gjendje ta fitojmë atë mund të na japë edhe më shumë entuziazëm dhe vetëbesim për të përballuar pjesën e dytë të sezonit. Skuadra është e fokusuar në ndeshjen e nesërme do të vendosim të gjithë energjinë tonë në lojë”, tha Di Lorenzo.

Ndeshja luhet në Riad.

Share This