Dhunë seksuale, kërkohen nëntë vite burg për Dani Alves
Kërkesa e Prokurorisë së Barcelonës për Dani Alves është nëntë vite burg.
Ish-anësori i Juve, Barça, PSG dhe Sevilla u arrestua janarin e kaluar me akuzën e përdhunimit të një vajze 23-vjeçare natën e 30 dhjetorit 2022 në banjën e një dhome private në klubin e natës Sutton Club në Barcelonë.
Sipas asaj që raporton El Periodico, Dani Alves, i ndaluar në burgun katalanas të Brians 2 që prej 20 janarit, i është kërkuar edhe dëmshpërblim prej 150 mijë eurosh në favor të viktimës së dyshuar.
“Në këtë moment ne besojmë se ka prova të mjaftueshme për të lejuar hapjen e gjykimit brenda afateve të kërkuara nga Prokuroria – shpjegoi Gjykata e Barcelonës më 15 nëntor -. Deklaratat e viktimës së supozuar, deklaratat e dëshmitarëve dhe ekspertiza konsiderohen prova të mjaftueshme”.
Deri më tani Dani Alves është deklaruar gjithmonë i pafajshëm, duke pretenduar se ka pasur marrëdhënie konsensuale me vajzën që e akuzon. Në një intervistë të fundit braziliani deklaroi se kishte një ndërgjegje të pastër dhe donte të kërkonte falje për atë që kishte bërë vetëm me gruan e tij, duke përsëritur këndvështrimin e tij.
Megjithatë, pas kërkesës për nëntë vjet burgim, tashmë do të duhet të kuptohet nëse avokatët e brazilianit duan të vijojnë procesin e gjykimit apo të kërkojnë një marrëveshje me Prokurorinë.