Dhjetë lojtarë mjaftojnë ndaj Marseille, PSG fiton Klasiken e Francës
Paris Saint-Germain triumfon edhe me dhjetë në “Velodrom” në “Le Classique” ndaj Marseille.
Ndeshja e vlefshme për raundin e 27-të të Ligue rezultoi shumë e luftuar, ndërsa në fund u mbyll me fiton 0-2 të miqve, që iu falën dy portugezëve.
Në minutën e 40’ Beraldo u ndëshkua me karton të kuq dhe la ekipin e tij me dhjetë lojtarë, me fraksionin hapës që u mbyll me porta të paprekura.
Në minutën e 53’ Vitinha ideoi një super aksion dhe kaloi PSG-në në avantazh, teksa Ramos vulosi këtë takim me golin e shënuar në minutën e 85’.
Pas kësaj përballjeje PSG-ja kryeson me 62 pikë, teksa Marseille renditet në vend të shtatë me 39 pikë.