Dhimbja për humbjen e të vëllait, Ivone Dwamena “fiket” në studio
Ndarja e parakohshme nga jeta e Raphael Dwamenës në ndeshjen Egnatia – Partizani, të shtunën e kaluar, ka shkaktuar dhimbje në mbarë komunitetit futbollistik në Shqipëri dhe jo vetëm.
Sigurisht që më të vështirë e kanë pasur familjarët e sulmuesit 28-vjeçar, zemra e të cilit ndali sa rrahuri pikërisht në fushën e stadiumit të Rrogozhinës.
Në një program televiziv të transmetuar në vendlindjen e futbollistit, në studio ishte e ftuar motra e Dwamenës, Ivone Dwamena, që në gjendje mjaft të rënduar psikologjike, do të deklaronte:
“Më tha se kishte ndeshje të shtunën, kështu që më telefonoi sërish të enjten. I urova atij më të mirën. I thashë nënës dhe ajo e uroi. Të shtunën, nëna më telefonoi dhe më tha që të shikoja lajmet në Facebook për të konfirmuar nëse ishte e vërtet apo jo. Thjesht nuk doja ta besoja. Ai ishte një në një milion. Vëllai im ishte gjithçka, ishte shpirt i përulur”.
Teksa fliste dhe shihte pamjet e kolapsit të të vëllait, Ivone thuajse rrëzohet pa ndjenja nga karrigia, ku mbahet nga drejtuesi i emisionit.