
Dështon seanca konstituive, nuk ka konsensus, vazhdon me 19 prill
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka thënë se në takim me përfaqësuesit e partive nuk pati konsensus. Ndërkaq, seancën e radhës e ka paralajmëruar për të shtunën në orën 12:00.
“Pati përfaqësues që i braktisën takimin. Nuk pati konsensus. Seanca do të vazhdojë brenda 48 orëve në orën 12:00, 19 prill. Me shpresë që deri atëherë të ketë pajtueshmëri”, theksoi Dehari.