Dështon përpjekja e 23-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

Dështon përpjekja e 23-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

 Ka dështuar për herë të 23-të përpjekja për konstituim të Kuvendit të Kosovës.

Edhe seanca e sotme sërish nuk pati kuorum për vendimmarrje lidhur me komisionin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, pasi subjektet politike parlamentare, PDK, LDK, Lista serbe dhe AAK-Nisma, nuk propozuan deputetë për anëtarë të këtij komisioni.

Nga 111 deputetë prezent, 55 pro votuan, kundër 1 dhe nuk pati abstenim, raporton rtk.

Share This