
Dështon edhe përpjekja e 24 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Për herë të 24-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi sërish nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati.
Në sallë ishin 96 deputetë, pro 53 votuan deputetë, 1 kundër dhe nuk pati abstenim. Seanca mbahet me 02 qershor, raporton rtk.