
Dështon edhe përpjekja e 18-të për konstituimin e Kuvendit
Për herë të 18-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Edhe këtë herë, para vazhdimit të seancës, kryesuesi Avni Dehari ftoi përfaqësuesit e subjekteve politike për një konsultim të shkurtër.
Megjithatë, qëndrimi i partive nuk ka ndryshuar dhe si rrjedhojë sërish nuk u arrit formimi i Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit, me 52 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim. 106 deputetë ishin të pranishëm në sallë.
Seanca e radhës do të mbahet të mërkurën në orën 11:00, raporton rtk.