
Dështon edhe përpjekja e 16-të për konstituim të legjislaturës së nëntë
Ka dështuar për të 16-tën herë me radhë përpjekja për konstituim të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.
Edhe këtë herë nuk ka pasur vota të mjaftueshme për formimin e Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit, ndonëse në seancë kanë qenë të pranishëm 111 deputetë.
Pro votuan 55, kundër një dhe asnjë abstenim.
Vazhdimi i seancës do të ndodhë pas 48 orësh, raporton rtk.