
Dështon edhe përpjekja e 15 për konstituimin e Kuvendit
Për të 15-tën herë ka dështuar përpjekja për konstituim të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.
Edhe një herë dështoi formimi i Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Deputetët u mblodhën për rreth pesë minuta për një tjetër dështim. Pro votuan 56, kundër një, raporton RTK.
Seanca e ardhshme do të mbahet më 15 maj me fillim prej orës 10:30.