Dështon dëshmitari i fundit te “Thaçi dhe të tjerët”

Dështon dëshmitari i fundit te “Thaçi dhe të tjerët”

Sot është mbajtur seancë gjyqësore për dëgjimin e dëshmitarit të fundit të Prokurorisë së Specializuar në Hagë, mirëpo i njëjti nuk është paraqitur në asnjë formë.

Kryetari i Trupit Gjykues Charles Smith bëri të ditur thjesht se nuk ishte e mundshme sigurimi i tij në seancë.

Ndërkohë gjatë 30 minutave seancë sa zgjati kjo e sotmja, Trupi Gjykues vendosi ta pranojë dëshminë e Ismet Tarës të 2019-ës, edhe pse Prokuroria nuk arriti që t’i bëjë pyetje në gjykatë për shkak të refuzimit të Tarës për t’iu përgjigjur ZPS-së, njofton Klankosova.tv.

Poashtu gjykata ka vendosur se dokumenti për të cilin Tara ka thënë se është përpunuar brenda Prokurorisë, në fakt nuk është vërtetuar të ketë ngjarë ashtu.

Share This