Dështoi në Kupën e Azisë, kërkohet shkarkimi i trajnerit Klinsmann

Dështoi në Kupën e Azisë, kërkohet shkarkimi i trajnerit Klinsmann

Jurgen Klinsmann është shumë pranë shkarkimit nga detyra e trajnerit të kombëtares së Koresë së Jugut.

Tani është vetëm çështje kohe: komiteti këshillimor i Federatës së Futbollit ka vendosur të ndajë rrugët me trajnerin gjerman pasi ka vlerësuar me kujdes atë që ndodhi në Kupën e Azisë, ku Kim dhe shokët e tij u eliminuan në gjysmëfinale nga Jordania. Më pas Komiteti Ekzekutiv do të marrë një vendim përfundimtar.

“Ne dakordësohemi me faktin që Klinsmann nuk mund të ushtrojë më postin e tij si trajner i kombëtares për arsye të ndryshme. Ndryshimi në pankinë është i nevojshëm”, tha anëtari i komitetit Hwangbo Kwan për një agjenci lajmesh.

Koreja e Jugut u mund nga Jordania 2-0 në gjysmëfinalen e Kupës së Azisë. Klinsmann mori drejtimin e ekipit kombëtar të Koresë së Jugut në fillim të vitit të kaluar.
Ish-sulmuesi i Gjermanisë ka qenë trajner i ekipeve kombëtare të SHBA-së dhe Gjermanisë, si dhe i Bayern Mynihut.

Share This