Dështimi i Kosovës në kualifikuese, Ujkani: Nuk është momenti të dorëzohemi!
Kosova mbylli fushatën kualifikuese të Euro 2024, me një humbje të hidhur 0-1 në shtëpi nga Bjellorusia.
I emëruar si zëvendësdrejtor i Përfaqësueses së Kosovës vetëm pak ditë më parë, Samir Ujkani ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i kërkon tifozëve të mos dorëzohen, pasi ditë më të mira do të vijnë për futbollin “Dardan”.
“Po e përmbyllim një vit jo të lehtë për ekipin tonë Kombëtarë, gjatë të cilit patëm pritshmëri të mëdha, por nuk arritëm t’ i përmbushim ato, përkundër dëshirës së flaktë dhe angazhimit të madh të gjithë secilit prej nesh.
Megjithatë nuk është koha të dorëzohemi, por të shohim përpara me më shumë vetbesim mirëpo edhe me më shumë përgjegjësi nga të gjithë ne që jemi pjesë ekipit kombëtar”, shkruajti Ujkani.