
Dështimi i 34-ët i konstituimit të Kuvendit të Kosovës
Për herë të 34-ët sot ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Nga 102 deputetët që ishin në sallë, 51 votuan për, 1 votë kundër dhe nuk pati asnjë abstenim.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi sërish nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati.
Edhe në vazhdimin e sotëm sërish nuk pati kuorum për vendimmarrje lidhur me komisionin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, pasi subjektet politike parlamentare, PDK, LDK, Lista serbe dhe AAK-Nisma, nuk propozuan deputetë për anëtarë të këtij komisioni.
Dehari ndërpreu seancën dhe bëri të ditur se vazhdimi i saj të jetë më 21 qershor, në orën 10:30, raporton rtk.