Dëshpëron Arsenali, ndalet nga Fulhami
Arsenali ka bërë një tjetër hap mbrapa në garën për titull, këtë herë në udhëtim te Fulhami.
“Topçinjtë” u ndalën në një barazim 1:1, në kuadër të xhiros së 15-të në Premierligë.
Fulham ishte skuadër më e mirë në pjesën e parë dhe me plot meritë e mbyllën në avantazh.
Raul Jimenez me një finalizim fantastik pas asistimit të Kenny Tetes i dha epërsinë Arsenalit (11’).
Arsenali lehtësisht mund ta barazonte rezultatin përmes Bukayo Sakas, mirëpo anglezi nuk shfrytëzoi dy-tre mundësi.
Në pjesën e dytë, ishte Willian Saliba që e barazoi rezultatin pas asistimit të Kai Havertz (52’).
Arsenali në fakt e gjeti rrugën drejtë rrjetës prapë – këtë herë me Sakan mirëpo që goli u anulua nga VAR-i shkaku i një pozitë jashtë loje në ndërtimin e aksionit.
Kësisoj, Arsenali renditet në pozitën e dytë me 29 pikë ndërsa Fulham zë vendin e nëntë me 23 sosh.