Trajneri i Francës, Didier Descamps ka thënë të vetën rreth planeve të FIFA-s për Kampionatin Botëror 2030.
FIFA njoftoi javën e kaluar se Botërori 2030 do të jetë i pari që do të zhvillohet në tri kontinente. Turneu do të nisë në Amerikën e Jugut dhe më pas do të mbahet në Portugali, Spanjë dhe Marok.
Vendimi është pritur me kritika nga disa përfaqësuese për shkak të numrit të madh të udhëtimeve.
“Përtej faktit se është një trend, organizimi i tij në shumë vende, është edhe aspekti i orarit të ndeshjeve që zhvillohen në kontinentin e Amerikës së Jugut. Nuk e di se cilat vende do të përfshihen, kjo do të thotë se vendet e Amerikës së Jugut do të jenë në avantazh dhe më pas vendet e tjera do të duhet të lëvizin”, tha Deshamps në një konferencë për shtyp.
Deshamps theksoi gjithashtu mungesën e koherencës në vendimmarrjen e FIFA-s: “Nuk e di kush i merr vendimet, por nuk do të fshihem dhe të mos them se nuk më pëlqejnë gjërat që nuk janë koherente, në nivel sportiv dhe etik”.
FIFA njoftoi planet e tyre për tre ndeshjet e para të Kupës së Botës 2030 që do të mbahen në Amerikën e Jugut për nder të njëqindvjetorit të turneut më të madh të futbollit, i cili u luajt për herë të parë në Uruguai në vitin 1930. Argjentina, Uruguai dhe Paraguaj do të jenë nikoqir nga një ndeshje secila, përpara se Federatat evropiane dhe ato afrikane të futbollit do të kombinohen për pjesën e mbetur të turneut.