Deschamps për Mbappen: Vendimi, jo para Evropianit

Deschamps për Mbappen: Vendimi, jo para Evropianit

Didier Deschamps është i sigurt: “Kylien Mbappé nuk do të marrë vendime për të ardhmen e tij para Kampionatit Evropian”.

Në një intervistë të dhënë për RMC Sport, trajneri francez ka nënvizuar se nuk është e përshtatshme që talenti i bluve të zgjedhë përpara kompeticionit ndërkombëtar edhe për efektet që mund të ketë në të gjithë ekipin:

“Tashmë ka ndodhur që lojtarët në kompeticion të mund të nënshkruajnë një kontratë me një klub tjetër. E di që shumë fokusohen në këtë duke i shpallur gjërat… Ai do të marrë vendimin dhe do të komunikohet kur Kylian ta gjykojë kohën e duhur”, nënvizoi trajneri i Francës.

“Për momentin klubi i tij është PSG. Nuk kam pritshmëri të veçanta. Është diçka që shqetëson shumë, dua ta kuptoj. Por kur të jetë me ne në mars, do të jetë i fokusuar si çdo herë tek interesi kolektiv dhe tek dy miqësoret që do të duhet të luajmë në përgatitje për Europianin. Nga këtu në Euro ndoshta do të keni një përgjigje”.

Share This