Deschamps: Kanté ka përvojë, Mbappé e ka bërë zgjedhjen e tij

Deschamps: Kanté ka përvojë, Mbappé e ka bërë zgjedhjen e tij

Rikthimi i N’Golo Kanté është sigurisht surpriza më e madhe në listën e skuadrës së Didier Deschamps për Euro2024.

Një zgjedhje që trajneri francez e shpjegoi kështu: “Ai vinte nga një sezon në të cilin nuk kishte luajtur shumë. Nuk luajti në një kampionat evropian, por rifitoi të gjitha aftësitë e tij fizike. Falë përvojës së tij, jam i bindur se me të, skuadra franceze do të jetë më mirë”.

Mbrojtja: “Ne kemi potencialin për të qenë solid. Të luash në një nivel të lartë kërkon qëndrueshmëri në mbrojtje, duhet të ketë një ekuilibër të duhur midis dy fazave. Upamecano dhe Konaté? Ata kanë luajtur gjithmonë, mund të ndodhë që të ketë pak rënie, por nuk kam dyshime për aftësinë e tyre për të qenë në nivelin e kërkuar”.

Drejtimi i një grupi të fortë: “Duhet të përshtatemi për të ndjekur të mirën kolektive. Do të ketë lojtarë që luajnë shumë, të tjerë më pak, të tjerë aspak. Qëllimi im është të mos humbas askënd”.

Situata e Mbappe: “A ka nevojë të sqarohet situata e tij? Mendoj se ai ka ide të qarta në mendjen e tij, më pas do të zyrtarizohet. Ai tashmë e ka bërë zgjedhjen e tij disa kohë më parë. Kylian ka këtë aftësi për të qenë hermetik për shumë gjëra. Ai ia doli shumë mirë në Paris, le të mos harrojmë gjithçka që ka mundur të bëjë”.

Share This