Deschamps: Franca synon trofeun e ‘EURO 2024’
Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka thënë se “Gjelat” synojnë trofeun e Evropianit “Gjermani 2024”.
Franca ciklin kualifikues për EURO 2024, e mbylli me barazim ndaj Greqisë (2-2), por Franca qysh më herët e kishte siguruar kualifikimin në Evropianin e ardhshëm.
Strategu francez thotë se konkurrenca në EURO 2024 do të jetë e fortë, por sipas Deschamps Franca synon trofeun e kësaj garë të madhe evropiane.
“Do të kishim dashur një mbyllje ndryshe, por Greqia ka vlera dhe e kishim parë edhe në ndeshjen e zhvilluar në fushën tonë”, tha ai.
“Tani duhet të fillojmë të mendojmë për Evropianin, ku do të synojmë patjetër të themi fjalën tonë pavarësisht se konkurrenca do të jetë shumë e lartë dhe mund të ketë të papritura”, ka deklaruar Deschamps.