Deschamp dhe heshtja e Mbappe për luftën në Lindjen e Mesme: S’e ka për detyrim të mbajë qëndrim!
Didi Deschamps është pyetur nga gazetarët nëse e shqetëson fakti se kapiteni i Francës nuk ka mbajtur ende një qëndrim mbi atë çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme.
Konflikti mes Izraelit dhe grupit palestinez Hamas ka “ndezur” debat edhe në Francë, ku faktorë të ndryshëm kërkojnë një qëndrim nga kapiteni i “gjelave”.
“Kilian është kapiteni ynë dhe ai e ka shumë seriozisht këtë detyrë. Nuk mund të kërkojmë nga ai që të ketë me patjetër një qëndrim si figurë publike që është. Po flasim për diçka që nuk i përket fushës të tij të ekspertizës. Mbase për disa mund të jetë detyrim të mbajnë një qëndrim mbi diçka të tillë, por për disa të tjerë nuk është. Secili ka të drejtën e të shprehurit lirshëm, secili ka të drejtën që të thotë të vetën ose jo për një argument të caktuar”, tha Deshamp.