Deri në 40 minuta pritje te Dheu i Bardhë

Deri në 40 minuta pritje te Dheu i Bardhë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi pritjet në pikat kufitare.

Sipas përditësimit të fundit nga terreni, në orën 17:22, në pikën kufitare të Merdarës, gjatë orëve të pasdites, pritjet për hyrje në Kosovë janë nga 15 deri në 20 minuta.

Ndërkohë, në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet janë nga 30 deri në 40 minuta, ndërsa në Jarinjë nga 20 deri në 30 minuta.

Ndërkaq, siç bënë me dije Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje prej 15 deri në 20 minutash ka edhe në pikën kufitare të Mutivodës, ndërsa në pikat e tjera kufitare qarkullimi po zhvillohet normalisht dhe nuk raportohet për pritje të gjata.

Share This