Dërgoi djaloshin që kap topat si “korrier”, Mourinho mbetet gjithmonë “Special One” (VIDEO)
Mbrëmjen e djeshme, në ndeshjen mes Romës dhe Fiorentina, kryeqytetasit në fundin e sfidës ishin me dy lojtarë më pak dhe rezultati ishte 1-1, me Fiorentina që po kërkonte golin e fitores.
Mourinho me patjetër dëshironte të ruante barazimin e kësaj sfide dhe sigurisht përdori të gjitha kartat për ta bërë këtë gjë të mundur.
Për ta bërë këtë gjë, Mourinho dërgoi te portieri Rui Patricio një letër nëpërmjet djaloshit të Romës që kap topat jashtë fushe.
Në momentin që portieri e lexoi, mori porosinë e teknikut portugez dhe u shtri në fushë si i dëmtuar, për të vonuar lojën.
Never change Jose Mourinho 😅
Roma were down to 9 men at home, needing a draw to stay in the top 4, when the cameras caught Mourinho passing a note to a ballboy to give to Rui Patrício… 🧠 pic.twitter.com/qOsWLHjzke
— Football on TNT Sports (@footballontnt) December 11, 2023