Derbi Milan-Inter edhe brenda familjes Turam

Derbi Milan-Inter edhe brenda familjes Turam

Derbi i qytetit, por edhe brenda familjes.

I tillë mund të jetë derbi i Milanos sezonin e ardhshëm, teksa Milan po përpiqet të transferojë në Itali mesfushorin francez Kefren Turam. Lojtari i Nisës është djali i ish-mbrojtësit Lilian Turam dhe vëllai i sulmuesit të Interit, Markus. Klubi kuqezi po përpiqet ta marrë në verë, por ka konkurrencë të madhe nga skuadra të Premier League për një nga talentet më të mëdhenj në mesfushë, ndërkohë  që më parë për të janë përpjekur edhe Inter e Juventus.

Megjithatë Milan ka edhe një aleat disi të papritur për të transferuar mesfushorin, pikërisht sulmuesin e Interit. Markus është shumë i lidhur me vëllain dhe do të donte ta kishte pranë, qoftë edhe me ngjyrat e kundërshtarit, në pamundësi për ta pasur në të njëjtën skuadër me të. Kefren Turam është i lidhur me kontratë deri në qershor 2025 me Nicën, për të cilën ka shënuar 9 gola në 160 ndeshje.

Klubi francez e vlerëson 40 milion euro, një shifër që mund të konsiderohet e tepruar nga Milan në verë, vetëm një vit para skadimit të kontratës, aq më tepër që prioriteti i deklaruar i klubit është një qendërsulmues.

Share This