Derbi i takon Manchester City, “Qytetarët” mposhtin United me përmbysje

Derbi i takon Manchester City, “Qytetarët” mposhtin United me përmbysje

Manchester City ka arritur të fitojë me përmbysje ndaj Manchester United me shifrat 3-1.

Të parët që kaluan në avantazh ishin “Djajtë”, pasi në minutën e tetë Rashford realizoi një gol fantastik nga distanca.

Reagimi konkret nga City erdhi në pjesën e dytë. Në minutën e 56’, ishte Foden me një tjetër realizim perfekt në këtë përballje, duke barazuar shifrat në 1-1.

Pas disa tentativash, “Qytetarët” gjetën golin e avantazhit përsëri me Foden në minutën e 80’. City nuk u mjaftua me kaq, pasi në minutën e 91’ shënuan edhe me Erling Haaland.

Me këtë fitore, City ndodhet në vendin e dytë të tabelës së Premier League me 62 pikë, një më pak se Liverpooli kryesues, ndërsa Manchester United në vendin e gjashtë me 44 pikë.

Share This