Derbi i madh italian vishet zikaltër
Inter ka shënuar fitore minimale ndaj rivalit kryesor për titull Juventus, në kryederbin e xhiros së 23-të në Serie A.
“Neurazzurët” arkëtuan pikët e plota me rezultat 1:0, sfidë që e dominuan shumicën e kohës.
Inter e nisi më mirë, duke rrezikuar menjëherë me Benjamin Pavard por goditja e francezit doli të jetë direkte.
Dallimin e bëri Federico Gatti që shënoi një autogol, që në përpjekje për ta larguar topin nga goditja e Marcus Thuram e dërgoi brenda zonës (37’).
Inter kishte edhe raste tjera shënimi me Nicolo Barellan dhe Hakan Çalhanoglu, por të dy yjet dështuan nga afërsia.
Juventus këtë sfidë mund të themi se ishte në gjumë, pasi rasti më i mirë ishte përmes Gattit në minutën e 67-të, mirëpo larg finalizimit.
Inter pas këtyre tre pikëve shkon në kuotën e 57 pikëve, katër më shumë se Juve por ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.