Derbi i Evropës, statistikat e sfidës Bayern Munich-Real Madrid
Bayern Munich dhe Real Madrid do të ndeshen në gjysmëfinalet e Champions League në atë që mund të quhet pa mëdyshje si derbi i Evropës.
Është çifti më i shpeshtë në kompeticionin kryesor evropian, përfshirë edhe formatin e vjetër si Kupa e Kampioneve, me plot 26 ndeshje midis tyre e me një ekuilibër thuajse perfekt.
12 ndeshje i ka fituar Real Madrid, 11 Bayern, dhe tre kanë dalë barazim, me 41 gola për spanjollët e 39 për gjermanët. Real është klubi që e ka fituar 14 herë Kupën e Kampioneve/Champions League, më tepër se kushdo, ndërsa Bayern 6, i barabartë me Liverpul dhe një më pak se Milan.
Madrilenët dhe bavarezët zënë dy vendet e para pothuajse në çdo klasifikim të kompeticionit evropian, me ndeshje të luajtura, fitore të arritura apo gola të shënuar, si dhe finale e gjysmëfinale të luajtura.
Historia midis tyre nis në gjysmëfinalet e sezonit 1975-76, kur Bajern eliminonte 6 herë kampionët e Evropës drejt rrugës për trofeun e tretë. Për herë të fundit janë ndeshur në gjysmfinale më 2018, kur Real kalonte më tej pas fitores 2-1 në Munich dhe barazimit 2-2 në Madrid.
Deri tani, Real e ka eliminuar 7 herë Bayernin, ndërsa gjermanët kanë kaluar më tej 5 herë. Dy herë janë ndeshur në fazën e dytë të grupeve, më 1999-2000, kur Bayern i fitonte të dyja ndeshjet, por më pas Real triumfoi në gjysmëfinale e më tej edhe në finalen kundër Leverkusenit me golin fantastik të shënuar nga Zinedine Zidane.
Në gjysmëfinale janë ndeshur në shtatë sezone dhe katër herë në finale ka shkuar Bayern.