Depay i Holandës: Tani fillon Evropiani i vërtetë
Rumani-Holandë, është një tjetër sfidë që luhet sot në kuadër të 1/8 së finales në Evropianin ‘Gjermani 2024’.
Sulmuesi i ‘Tulipanëve’, Memphis Depay, e pranon se skuadra e tij, duhet të ende të përmirësohet në mënyrë që të mbetet edhe më tutje në EURO 2024.
Depay thotë se tani nis Evropiani i vërtetë për Holandën.
“Tani fillon turneu i vërtetë i Evropianit. Ne e dimë që duhet të përmirësohemi dhe të sigurohemi që kemi mësuar nga gabimet e bëra”, ka thënë Depay.
“Ne duhet të jemi të gjithë bashkë për të reaguar. Kur mungojnë rezultatet është normale që të ketë edhe acarime dhe kritika”, ka pohuar ai.
Ndeshja Rumani-Holandë fillon në orën 18:00.