Denveri mposhti Lakersat në sekondën e fundit, triumfojnë edhe Clevelandi e New York
Një kosh në sekondën e fundit nga ana e Murray i dha fitoren ekipit të Denveri, që mundi me rezultat 101-99 Lakersat në çerekfinalen e dytë “play-off”, duke udhëhequr 2-0 serinë.
Një sfidë e ekuilibruar, që mund të ishte fituar edhe nga miqtë.
Trioja Davis-James-Russell realizoi 81 pikë për Lakers, por që s’mjaftuan për të fituar. Për kampionët e Denverit, Jokiq realizoi një “triple double”, me 27 pikë, 20 rebound e 10 asistime, mbështetur nga Porter me 22 pikë e Murray me 20.
Në Konferencën e Lindjes, ekipi i Clevelandit mundi me shifrat 96-86 Orlandon dhe tashmë udhëheq 2-0 serinë e çerekfinaleve. Donovan Mitchell me 23 pikë ishte lider në fushë për Cavaliers, që merituan fitoren.
Po 2-0 udhëheq serinë e takimeve çerekfinale edhe ekipi i New York, që mposhti me rezultat 104-101 Philadelphias. Sfidë e ekuilibruar deri në fund, ku për vendasit të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë (Brunson 24 më i miri). Embiid e Maxey realizuan 69 pikë për Philadelphian, por që mbetën për statistikë.
Çerekfinalet – Konferencës së Lindjes
Cleveland – Orlando 96-86 (2-0)
New York – Philadelphia 104-101 (2-0)
Boston – Miami (1-0)
Milwaukee – Indiana (1-0)
Çerekfinalet – Konferencës së Perëndimit
Minnesota – Phoenix (1-0)
Denver – Lakers 101-99 (2-0)
Clippers – Dallas (1-0)
Oklahoma – New Orleans (1-0)