Denveri merr “frenat” në NBA
Denveri mbetet skuadra më e mirë në NBA, me 7 fitore të arritura deri më tani. Më e fundit ndaj New Orleans, me shifrat 134-116.
Sfidë e komanduar nga kampionët, ku shkëlqeu sërish Nikola Jokiq me një “triple double”, autor i 35 pikëve, 14 pikëve e 12 rebound. Natë për t’u harruar kjo për dy skuadra e Los Anxhelosit.
Ajo e Clippers u mund me shifrat 111-97 në fushën e New York. Për vendasit u dalluan Randle me 27 pikë e Barrett me 26.
Humbje edhe për Lakersat, që në sekondën e fundit u mundën me shifrat 108-107 nga Miami. James realizoi 30 pikë, por që s’mjaftuan, ndërsa për Miami u dallua Butler me 28 pikë, mbështetur edhe nga Adebayo me 22 pikë, 20 rebound e 10 asistime. Milwaukee, falë 36 pikëve e 12 rebound të Antetokounmpo, mundi 129-125 Brooklyn jashtë fushe.
Në krye të renditjes në Lindje qëndron Bostoni, që u mund me shifrat 114-109 nga Minnesota pas kohës shtesë. Edwards me 38 pikë ishte lider në fushë për vendasit. Fiton edhe Golden State, që mundi me shifrat 120-109 Detroit, sfidë ku u dallua Curry me 34 pikë.
Rezultatet
Detroit – Golden State 109-120
Indiana – San Antonio 152-111
Orlando – Dallas 102-117
Philadelphia – Washington 146-128
Brooklyn – Milwaukee 125-129
Miami – Lakers 108-107
New York – Clippers 111-97
Chicago – Utah Jazz 130-113
Houston – Sacramento 122-97
Minnesota – Boston 114-109
Oklahoma – Atlanta 126-117
Denver – New Orleans 134-116