Dënohet Ballkani dhe Arsim Kabashi
Komisioni Disiplinor i FFK-së ka ndërmarrë masa ndaj klubit kampion, FC Ballkani dhe kryetarit të këtij klubi, Arsim Kabashi.
FC Ballkani është gjobitur me 1300 euro, derisa Kabashi me 600 euro.
Kjo për shkak të eksesit të ndodhur pas ndeshjes së javës së 34-t Ballkani-Fushë Kosova, kur trajneri mysafir Burim Shala u ofendua dhe u sulmua fizikisht nga zyrtarët e këtij klubi.