Denis MacShane: Nuk kemi gjetur në Kosovë një udhëheqës që do ta kuptojë që paqja është kompromis
Ish-ministri i Britanisë së Madhe për Evropën, Denis MacShane, ka komentuar rolin e negociatorëve të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi. Ai thotë gjithashtu se në Kosovë ende nuk ka një udhëheqës për të kuptuar se paqja do të thotë kompromis dhe pak reciprocitet.
MacShane theksoi se zgjedhja e sllovakut Miroslav Lajçak dhe spanjollit Josep Borrell, si drejtuesit e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, ishte një koincidencë që ata vinin nga dy vende që nuk e njohin Kosovën.
“Unë mendoj se ishte një koincidencë. Por ka probleme në Spanjë. Dhe padyshim mund të thuhet, nëse Kosova bëhet e pavarur, po Katalonia? Por, nuk është një krahasim. Mendoj se është më pak e pranueshme për Rumaninë dhe Sllovakinë të thonë se ka një problem sigurisht, me pakicat e tyre të respektuara etnike në Hungari, dhe ata kërkojnë trajtim për të mirë ndaj tyre. Por kjo nuk është njësoj si të thuash, ne do të ndihmojnë Serbinë për të justifikuar luftën e saj brutale të agresionit, vrasjet masive, vrasjet gjenocide të Srebrenicës, dhe të gjithë shembujt e tjerë që i dimë në Kosovë”, ka thënë ish-ministri britanik për EuronewsAlbania.
“Ne nuk duhet t’i harrojmë të gjitha këto, mos më keqkuptoni. Mendoj se ndoshta edhe nga ana e Prishtinës, njerëzit po luajnë edhe lojërat e tyre politike, sepse si mund t’i bindësh njerëzit që të të zgjedhin në çdo vend. Duke sulmuar dikë tjetër, jashtë vendit të tyre. Dhe vërtet, ne nuk kemi gjetur ende një udhëheqës në Kosovë, mjaftueshëm të madh, për të kuptuar se paqja do të thotë kompromis dhe pak reciprocitet, në vend të supozimeve se pala tjetër do të rrëfejë krimet e saj të kaluara dhe të pranojë se ajo e vetme është përgjegjëse sot, për të gjitha problemet”, ka thënë MacShane.