Demichelis i thotë JO Bayern Munich
Trajneri i River Plate, Martin Demichelis, ka hedhur poshtë mundësinë e marrjes së drejtimit të Bayernit, ku ka luajtur tetë vjet.
Për bavarezët tashmë shfaqet edhe emri i trajnerit të Fejenordit, Arne Slot, me stil loje që pëlqehet nga Bayern.
Trajneri i River Plate, Martín Demichelis, ka hedhur poshtë mundësinë që ai të lërë skuadrën argjentinase për të marrë drejtimin e Bajernit të Mynihut në verë, për të zëvendësuar Thomas Tuchel.
Argjentinasi ka thënë se ndihet i lumtur në Buenos Aires edhe pse të gjithë e dinë se sa do ta vlerësonte një gjë të tillë, pasi ka luajtur për tetë vjet me Bayernin, ka punuar si trajner i të rinjve dhe ka qenë ambasador i klubit.
Xabi Alonso mbetet i preferuari i klubit bavarez, por afrimi i tij duket tepër i vështirë dhe tashmë një tjetër kandidat është shfaqur, holandezi Arne Slot i Feyennordit, i cili është shpallur trajneri i vitit në Holandë më 2022 e 2023 dhe ka një stil loje të preferuar nga Bayern, me presing të lartë e futboll tërheqës.
Ndërkaq, e gjithë vëmendja në kampin bavarez është te ndeshja e së martës kundër Lazios, në Champions League, ku duhet përmbysur humbja 0-1.
Lajm i mirë për bavarezët është rikthimi i Alphonso Davies, si dhe i Leroy Sane, i cili mungoi në Fraiburg. Për herë të parë pas 12 javësh, të me skuadrën do të jetë edhe Serge Gnabry, duke rritur alternativat për Tuchel.