
Dembélé para finales PSG-Inter: Unë dhe Thuram? Jo miq në fushë!
Sulmuesi francez i PSG-së, Ousmane Dembélé, ka folur në prag të finales së madhe të Ligës së Kampionëve ndaj Interit të Milanos, që do të luhet të shtunën në Munich.
Në një intervistë për faqen zyrtare të “UEFA”-s, ai nuk i fshehu emocionet dhe pritshmëritë për këtë takim historik, transmeton Rekordi.net.
“Përpara ndeshjes do të ketë shumë përqendrim, por edhe disa buzëqeshje, sepse këto janë ndeshje që i kemi ëndërruar që fëmijë,” tha Dembélé.
Ai theksoi rëndësinë e këtij momenti për çdo futbollist:
“Të luash në një finale të Ligës së Kampionëve është fantastike. Ka shumë përqendrim dhe gjithashtu shumë krenari.”
Megjithatë, Dembélé nuk e nënvlerëson kundërshtarin.
“Shpresojmë të fitojmë, por nuk do të jetë e lehtë kundër këtij Interi, një ekip vërtet i vështirë.”
Ai zbuloi se ka ndjekur me vëmendje paraqitjet e zikaltërve këtë sezon, sidomos për shkak të mikut të tij, Marcus Thuram.
“E kam parë gjatë gjithë sezonit sepse miku im Marcus Thuram luan atje. Ata janë një ekip shumë i vështirë për t’u përballur, por në finale gjithçka mund të ndodhë.”
Kur u pyet për miqësinë me Thuram, Dembélé ishte i prerë: “A do të jemi unë dhe Thuram miq pas fillimit? Jo në fushë, jo në finale.”
Finalja mes Paris Saint-Germain dhe Inter pritet të jetë një përballje epike, me yje në të dyja krahët dhe emocione të garantuara për tifozët në të gjithë botën. /Rekordi.net