Dembélé: Interi është një skuadër e madhe, por…

Dembélé: Interi është një skuadër e madhe, por…

Sulmuesi i PSG-së, Ousmane Dembélé është i karikuar para finales së Ligës së Kampionëve kundër Interit. “Siç e kam thënë shumë herë, jam shumë krenar që arrita në finale. Ne punuam shumë, nuk ishte gjithmonë e lehtë. Nuk e nisëm mirë, por bëmë diferencën në pjesën e dytë të vitit. Të jesh këtu është e jashtëzakonshme, është një moment gëzimi i madh”.

“Kandidat për Topin e Artë? Të rëndësishëm janë trofetë e ekipit dhe jo ato individuale – shtoi ai – Natyrisht që e mendoj, por përmes rezultateve të ekipit. Jam i kënaqur me rrugën e ndjekur, veçanërisht nga janari e në vazhdim, ka pasur një ndryshim në mentalitet”.

“Duhet të qëndrojmë gjakftohtë, padyshim që ka shumë entuziazëm dhe jemi entuziastë, por duhet të qëndrojmë të qetë. Do të duhet të menaxhojmë emocionet tona, do të jetë çelësi i ndeshjes. Tani po luaj për një ëndërr, mezi pres”.

“Pavard është shumë inteligjent, i vështirë për t’u kaluar. Shpresoj ta mposht, por jam i lumtur që e gjej si kundërshtar në finalen e Ligës së Kampionëve. Interi është një skuadër e madhe, që e meriton plotësisht finalen. Ata kanë luajtur së bashku për 4-5 vjet, janë shumë fizikë dhe dinë si të mbrohen dhe të sulmojnë”.

“Më lehtë pa Mbappe? Jo, shpesh më pyesni: Nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur nëse Kylian do të kishte qëndruar. Ai kishte një ëndërr, të luante për Real Madridin. Ai u largua, por PSG po ecën përpara. Ka një para, gjatë dhe pas Mbappe, tani ne fokusohemi se çfarë të bëjmë”.

Share This