Deliu-Kodra: Qeveria Kurti tradhtoi prodhuesit vendorë

Deliu-Kodra: Qeveria Kurti tradhtoi prodhuesit vendorë

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pasi qeveria Kurti ka refuzuar kërkesën e prodhuesve vendorë që të shtyhet për një vit vendimi i ZRrE-së për t’i hedhur në të ashtuquajturin “treg të lirë” të energjisë elektrike.

Ajo ka thënë se qeveria në detyrë sot është bërë mburojë e monopolistëve të energjisë.

Deliu-Kodra ka shkruar se ky është çmimi i tradhtisë ndaj prodhimit vendor.

“Ata që dikur mbronin prodhimin vendor, sot janë bërë mburojë e monopolistëve të energjisë. Bizneset vendore nga 1 Qershori do të përballen me rritje çmimesh deri në +260%, ndërkohë që qeveria në largim po u thotë “po fitoni shumë”. Ky është çmimi i tradhtisë ndaj prodhimit vendor dhe i arrogancës përballë krizës. Bizneset nuk do ta përballojnë këtë padrejtësi!”, ka shkruar Deliu-Kodra në “Facebook”.

Share This