Delegohen gjyqtarët për xhiron e 13-të në Albi Mall Superligë

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 13-të në Albi Mall Superligë

Xhiro e 13-të në Albi Mall Superligë sjell katër ndeshje që janë në program të zhvillohen, një të shtunën ndërsa të tjerat do të luhen të dielën.

Ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit është shtyrë për shkak të udhëtimit të Ballkanit te Astana, në kuadër të Ligës së Konferencës.

Ilir Mehmeti do të gjykojë duelin e së shtunës mes Feronikelit ’74 dhe Malishevës.

Të dielën, Fushë Kosova është nikoqire e Lirisë në Lipjan dhe drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajë Visar Kastrati.

Në Klinë, Dukagjini do të përballet me Dritën dhe gjyqtarë kryesor është Gent Nuza.

Kryeqytetasit presin në shtëpi Llapin ku ndeshja do të gjykohet nga Valon Bajgora.

Share This