Dejona Mihali përpiqet ta përqeshë fushatën e opozitës

Dejona Mihali përpiqet ta përqeshë fushatën e opozitës

Në kohën kur partitë politike në Kosovë po intensifikojnë aktivitetet e tyre në prag të zgjedhjeve të ardhshme, Dejona Mihali, Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, nuk i ka rezistuar përfshirjes në fushatën e partive opozitare.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Mihali përqeshi disa nga idetë e fundit të fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

“Më falni për ndërhyrjen në fushatë – po kjo me “expresso” e PDK-së dhe disa me “kolltuqe” të LDK janë duke i bë konkurrencë të hatashme shtyrjes së autobusit në 2019. Edhe ashtu viti i ri afër, humor kudo.” – ka shkruar Mihali.

Share This