Deda për incidentin në Shkup: Skandal i paparë, të ketë kërkim falje ndaj Presidencës së Kosovës

Deda për incidentin në Shkup: Skandal i paparë, të ketë kërkim falje ndaj Presidencës së Kosovës

Ilir Deda, ish-këshilltar presidencial, ka thënë se Maqedonia e Veriut duhet t’i kërkojë falje Presidencës së Kosovës, për incidentin e sontëm ndaj Vjosa Osmanit.

Siç thotë ai, ky është një skandal i madh nga i cili mund të ndikojë në raportet mes të dyja vendeve, transmeton klankosova.tv.

“Kjo është skandal shumë i madh, i cili nuk besoj që i ka ndodhë asnjë presidenti deri tash, jo vetëm me Maqedoni por në përgjithësi, sepse ekziston Konventa e Vjenës, ekzistojnë rregullat dhe kjo tash mundet me gjeneralizu njeriu, me thanë se ndoshta është një frymë e re në institucionet e sigurisë së Maqedonisë së Veriut apo një budallallëk i ndonjë zyrtari, që nuk mund të jetë e fundit”.

“Duhet të ketë sqarime shtesë, duhet të ketë reagim nga Ministria e Jashtme. Ka metoda të ndryshme, por kjo është diçka e papranueshme”.

Share This